Bekim Koçeku, një prej banorëve të Thethit është shtrirë para fadromës dhe pranë karriges së tij me rrota në shenjë proteste për të kundërshtuar prishjen e shtëpizave prej druri nga IKMT.

Mes lotësh ai ka deklaruar për mediat se është në borxh 200 milion lekë për ndërtimin e 5 shtëpizave të tij, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Shkodrës Benet Becit të shtrojnë rastin.

Ai thekson se shtëpizat e tij të ngritura me para të marra borxh e kredi, e po ashtu se janë prej druri dhe jo prej betoni.

“I bëj thirrje shtetit të vijë  të vërë dorë, janë duke na prish shtëpitë, duke na nxjerr në rrugë të madhe. Po e shohin vet, janë druri të gjitha. I kam bërë më kredi. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, të shohin çfarë po bëjmë. Deri në ekstrem do arrijmë, unë i vdekur jam, kam 200 milion lekë borxh, kam ndërtuar 5 shtëpiza druri. Ku të mbytem unë. Çfarë është ky muhabet.”– tha ai.