Në një intervistë ekskluzive për “Top News”, Alma Kaçi ka treguar se si hyri në zyrën e ish-kryebashkiakut të Bashkisë Kukës Safet Gjici.

Ajo tregoi se ishte duke bërë punën si gazetare investigative, por videoja dhe hetimi iu dekonspirua nga personat e besuar të saj.

“Video-ja do bëhej publike, përderisa unë kam qenë e infiltruar domethënë që do të bëhej publike, por nuk do bëhej me ato pamje bruto. Thjesht u dekonspirua, do bëhej publike vetëm abuzimi që bënte ish-kryetari i Bashkisë në atë zyrë. Askush nuk mund të veprojë vetëm.“, tha Alma Kaçi për “Top News”.