Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne, në rrjetet e tij sociale pamje nga Liqeni i Shkodrës, pas futjes në UNESCO.
Krahas videos në fjalë, kreu i qeverisë shkruan se futja e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës është rezultat i punës së tyre diplomatike.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.

