Unioni i Sindikatave ka dalë këtë të martë në protestë para Ministrisë së Financave, në kuadër të protestave që prej 24 ditësh po mbahen para Kryeministrisë.

Në fjalën e tyre protestuesit e kanë vendosur theksin te pesë kërkes përfshirë këtu paga më të mira, kushte dinjitoze pune dhe ndalimin e fenomenit të emigracionit.

5 kërkesat kryesore të sindikatave:

  1. Më shumë investime në shërbimet publike
  2. Paga të drejta dhe kushte dinjitoze pune
  3. Mbrojtjen e vendeve të punës dhe të drejtave sindikale
  4. Ndalimin e largimit të profesionistëve nga vendi
  5. Tranzicion dixhital të drejtë që respekton të drejtat e punonjësve