Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve të bëra në kuadër hetimeve për “dosjes 339”.


Kim shkruan në Twitter se reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.


“Puna e SPAK për dosjen 339 nisi të shfaqë lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vijon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur”, thekson Kim.


Mbrëmjen e djeshme, SPAK firmosi disa urdhërarreste për llogari të Dosjes 339, në lidhje me shitblerjen e votave, laboratorin e drogës në Has dhe abuzime me pronat në bregdetin e Lezhës.