SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike në vend.

Sipas raportimeve mediatike, janë lëshuar 11 urdhër-arreste, ndër të cilët përfshihet edhe biznesmeni Jetmir Pepa, pronar i kompanisë “Pepa Group”. Megjithatë, mësohet se urdhër-arresti ndaj tij nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

Operacioni ka në shënjestër një grup të dyshuar të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa disa persona janë ndaluar.

Jetmir Pepa është një emër i njohur në botën e biznesit në Shqipëri dhe shpesh është përfolur për jetën e tij luksoze. Ai ka qenë më herët në një lidhje me motrën e modeles Oriola Marashi, si dhe është ish-bashkëshort i Mariela Berisha, motra e Antonela Berisha.

Kjo e fundit, së bashku me motrën e saj, u përfshi në një ngjarje të rëndë në gusht të vitit 2024, ku dhunuan blogeren Klea Prenga, teksa ajo ndodhej në një restorant në Tiranë.