Vijon dëshminë në GJKKO i penduari drejtësia Erjon Alibej.
Ai është përballur me Xhuliano Hoxhën, i akuzuar për vrasje, dhe avokatin e këtij të fundit, teksa ka treguar planin dhe organizimin e vrasjes së Regis Runajn.
Pjesë nga dëshmia në sallën e gjyqit:
Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi.
Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim.
Xhuliano Hoxhaj: Ishe ti apo Nuredini?
Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon.
Avokati: Kush do ta kryente?
Alibej: Xhuliano Hoxha. Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë.
Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi.
Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim. E kam takuar të nesërmen Xhulianon. Mesa kujtoj ka qenë edhe shoku i tij i ngushtë. Të nesërmen, ose pas dy ditësh.
E takova pasi doli nga komisariati. Me tregoi si kishte ndodhur ekzekutimi.
Kur më morën në pyetje, tha, ishte edhe motra e Regisit. Sipas tij, i ishte afruar. I kishte thënë, ke të fala nga Mikaeli. I kishte thënë, thuaj sa lekë do, vetëm të flasësh për Erionin.
Xhuliano më tha, se kishte çuar makinën tek një garazh afër varrezave. Pastaj ka veshur një palë kominoshe dhe pasi ka kaluar nëpër ca ferra. Nuk e di ca filmash kishte parë Xhuliano. Pastaj ka pritur Regisin, se e dinte që do vinte.
Pastaj, kur ka ardhur Regisi më tha që e masakroi me thikë. Më iku truri, më tha, mu duk sikur po qëlloja Mikael Qosen.
Për Regis Runajn dhe shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro. Ia kam dhënë pjesë pjesë, madje e kam kaluar shumë herë.
Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro. Xhuliano Hoxha shoqërohej gjithë kohën me Eugen Halilin. Nuk di që Halili të ketë pasur telefon të kriptuar. Unë Xhulianos i lidha një avokat nga Vlora. Unë atë merak kisha, që ai të mos fliste me drejtësinë, sepse ai bënte ato presionet.
Top Channel