Presidenti frances, Emmanuel Macroin e nisi fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian duke uruar publikisht kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet prlamentare.
Macron falenderoi Ramën për mikpritjen por gjithashtu edhe për besimin që shpreh ndj Evropës.
“Faleminderit Edi që na ke mikpritur me rastin e këtij samiti dhe urime për rezultatin e zgjedhjeve vërtet edhe për këtë rrugëtim europian dhe besim që shpreh te Europa. Faleminderit për mikpritjen që na kujton që pas ëndrrës europiane është edhe rrugëtimi që kemi bërë. Jemi në kohëra që jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë i sjell seriozitet këtij takimi.”– u shpreh Macron.
Një urim për Ramën erdhi dhe nga kryeministrja italiane, Girogia Meloni, e cila tha se Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e kryeministrit shqiptar.
“Dua të uroj Edi edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë, jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni.


