Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re.
Në një postim në platformën X, Sa’ar theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit.
“Duke i uruar Ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë veçanërisht miqësinë e Kryeministrit Edi Rama. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë!”, shkroi ai.