Jorida Tabaku foli live nga qendra e numërimit të votave ditën e sotëm për emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel.

Në studio ndodhej dhe Dashnor Sula, i cili në këto zgjedhje nuk kandidoi në asnjë forcë për deputet. Ai i uroi Tabakut që të fitojë mandatin, pro nga ana tjetër, shtroi dhe pyetjen, nëse Tabaku do kërkojë ndryshimin brenda PD-së me të njëjtën vendosmëri që kërkoi votat.

Nga ana e saj, Tabaku tha se do presë që të përfundojë procesi i numërimit, e më pas do bëjë vlerësimet, por tha se ajo nuk ka për të ndryshuar.

Dashnor Sula: Uroj Jorida që të hysh në Parlament sepse je një zë për t’u vlerësuar. Një figurë e pastër. Mungesa juaj do i bënte dëm Parlamentit. Pyetja ime është a do jesh kaq e vendosur sa këto muaj që ke qenë për votën, apo si ndër zërat e pakët që kanë mbetur aty, do vazhdoni të mos kërkoni ndryshime rrënjësore dhe organizative në PD pas këtij rezultati.

Jorida Tabaku: Ky proces do përfundojë dhe pas kësaj kohe, do ketë kohë për të bërë vlerësime. Unë nuk kam ndryshuar deri më sot dhe do vazhdoj të jem njësoj. Po shkoj 45 vjeç. Ti më njeh. Unë jam këtu tani, fokusi im kryesor është tek numërimi i votave. Është vlerësim i jashtëzakonshëm që kam patur besimin e qytetarëve. E them me modesti por dhe me falënderim të madh.