Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” gazetari Muhamed Veliu ka ndarë një mesazh të mbërritur nga një anëtar i këshillit. I cili ka bërë me dije se prokurori ka lënë një afat prej 5 ditësh që avokati të njihet me provat e duhura. Dosja e cila pëmban 10 mijë faqe me një ngarkesë të madhe pë çështjen Balluku, avokatët kanë kërkuar kohë për ta shqyrtuar.

“Një nga anëtarët e këshillit në mbledhjen për arrestimin e Ballukut më ka shkruar. Ai tha se avokati i saj ka kërkuar të njihet me dosjen dhe kryepokurori nuk vendosi. Përfaqësuesit e PS janë dakord me kërkesën e avokatit. E pandehura nuk bashkëpunon, sepse nuk jep dorëheqjen. Është bërë pyetja: A keni një urgjencë që dhe avokati të njihet me dosjen?, dhe prokurori Dritan Prençi ka lënë afatin që të jetë 3 deri në 5 ditë për tu njohur me provat, avokatët e zv.kryeministres.”, tha gazetari veliu.