File Bulku dhe djali i saj i sëmurë me autizëm, u njohën gjerësisht nga shqiptarët një ditë më parë, por pas nënës fshihet një histori denoncimesh e vuajtjesh. Tre muaj më parë, historia e saj u bë publike në “Fiks Fare”, programin investigativ në Top Channel, pas denoncimit të fqinjit i cili paraqiti një video ku File Bulku dhunonte djalin e sëmurë në rrugë.

Ishte fqinji që kërkoi ndërhyrjen, pasi ajo dhunonte djalin (ngjarje që ajo e pohoi vetë), por pas mbërritjes së ekipit të “FIks Fare”, u përballën me një imazh të trishtë të kushteve ekonomike. Zonja Bulku dhe djali i saj i sëmurë me autizëm jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike, me një banesë të shkatërruar me mure të çara dhe vështirësi në sigurimin e ushqimit bazë. Ajo ka treguar se bashkëshorti ka ndërruar jetë, teksa ky i fundit ka pasur kujdestarinë e djalit, e më pas ajo ka vijuar të kujdeset nën kushte të vështira ekonomike.

“Ushqimin e marr te Kisha”, ka treguar ajo, teksa zbulon se ndihmohet nga motra e saj për të jetuar./ Top Channel