Policia e Shqipërisë ka finalizuar me sukses një operacion për kapjen e dy personave të dyshuar, Elvin Mërlika dhe Alket Xhixha, të cilët janë lidhur me grupin kriminal të Ervis Martinajt.
Të dy dyshuarit, të cilët janë të akuzuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme dhe organizata kriminale, u kapën pas një aksioni të organizuar në një zonë të izoluar, pranë një lumi dhe larg zonave të banuara.
Operacioni u zhvillua në një terren të vështirë, të mbushur me pemë, ku autoritetet arritën të lokalizojnë dhe të sekuestronin disa prova materiale.
Gjatë kontrollit të zonës, policia gjeti dhe sekuestroi një skaf, të cilin dy të dyshuarit e mbajnë të parkuar afër vilës së tyre. Përveç kësaj, janë sekuestruar:

Dy armë zjarri (pistoleta)
Dy armë gjahu
Dy radio komunikimi, të ngjashme me ato të përdorura nga Policia
Një jelek antiplumb
Municion luftarak
Pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Mërlikën dhe Xhixhën, të cilët akuzohen për:
“Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”
“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”
“Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”
