
“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”. Ky është alarmi i ngritur nga një gazetar greke, pas publikimit të një videoje, që tregon një të ri shqiptar, i veshur me uniformën e ushtrisë greke që këndon në shqip.
Andreas Mountxouroulias ka postuar videon në llogarinë e tij në Twitter, ndërsa shprehet se më parë ajo ishte postuar në një faqe shqiptare në Facebook. Sipas tij të kënduarit shqip gjatë shërbimit në ushtrinë greke është diçka e papranueshme, e për këtë arsye ai shkruan se ushtria helene ka rënë.
Ο Ελληνικός Στρατός έχει “αλωθεί”!
Σε λίγο έρχεται και άρθρο.
Αλβανικά τραγούδια εν ώρα υπηρεσίας.
Το βίντεο ανέβηκε σε αλβανική σελίδα στο Facebook pic.twitter.com/dSvc6pY3Eu
— Andreas Mountzouroulias ?? (@andreasmoun) October 6, 2022
Gazetari paralajmëron po ashtu se në pak ditë do të publikojë një artikull dedikuar këtij fenomeni shqetësues sipas tij.
Kujtojmë se në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi kanë marrë nënshtetësinë helene.
Dhe kjo me radhën e saj do të thotë se djemtë shqiptarë me nënshtetësi greke kanë shërbyer në ushtrinë helene, pasi ushtria është me detyrim në Greqi. Por fakti që ata shprehen lirshëm për origjinën e tyre gjatë shërbimit në ushtri, duket se ka shqetësuar grekët.