Një operacion i finalizuar në Tiranë ka zbuluar një rast prostitucioni në një apartament në rrugën “Don Bosko”.
Dy shtetase nga Kazakistani u arrestuan për ushtrim të kësaj veprimtarie, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen si përfitues të saj.
Nga veprimet u sekuestruan paratë e dyshuara të përfituara dhe disa celularë, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
