Një mostër e sekuestruara nga Komisariati Nr.1 ka thelluar skandalin e ndodhur ditën e sotme në Akademinë e Sigurisë. Një sasi uthulle me krimba ndër të tjera është marrë nga kuzhina ku gatuhej për studentët, e cila përdorej për sallatë.
Ndër të tjera mediat kanë mësuar se ky nuk është rasti i parë i helmimit të studentëve të asaj akademie.
“Edhe një vit më parë ka patur helmime të stundetëve, rreth 20 studentë u helmuan por ngjarja u mbajt e fshehtë. Nuk u mor asnjë masë dhe kompania e kateringut ka vijuar shpërndante ushqim.

Gjysma e stundetëve konsumojnë ushqimin ushqimin brenda Akademisë ndërkohë që pjesa tjetër e porositin ushqimin jashtë.”- thonë mediat.
Policia e Tiranës ka reaguar për helmimin nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
“Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, policia njofton se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit, ndërsa ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë që furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:
-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;
-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.
Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.
