Aktori Xhevdet Ferri ndërroi jetë një muaj e gjysmë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.


Së fundmi, vajza e tij, Bora Ferri ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet me babanë e saj dhe bashkangjitur saj shkruan: “Më mungon shumë papi!”


Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën luajti filmat: ‘’Dhe vjen një ditë’’, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka, djali i Abazit”, etj.


Ikja e Xhevdet Ferrit duket sikur fik përgjithmonë dritat e një skene, që i ndezi fort dritat në fillim të viteve 80-të, e për më shumë se dy dekada frymëzoi një shoqëri të kornizuar siç ishte shoqëria shqiptare para dhe pas viteve 90-të.