Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku kryeplaku Ervis Rrapo akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare.

Në një raportim në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetarja e Top Channel, Dhorjena Çule deklaroi se vajza nuk ëhstë e kartelizuar me probleme mendore, dhe nuk merr mjekim. Ajo shtoi se bëhet fjalë për një zhvillim të vonuar të vajzës, ndërsa shtoi se prindrit kanë treguar që ajo është e pashkolluar.

“Vajza nuk është e kartelizuar, nuk mjekohej për problemet të cialt prindërit e saj thonë se ajo ka. Me aq sa kemi mundur ta shohim, bëhet fjalë për një zhvillim të vonuar. Po ashtu, familjarët kanë thënë se ajo ka bërë vetëm 2 klasë hskollë, dhe jetonte me prindërit dhe vëllain e saj.”- tha gazetarja.