Presidenca ka zbuluar përmes një njoftimi zyrtar emrat e 10 kandidatëve për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo vakancë është krijuar pasi anëtares Sonila Bejtja i përfundoi mandati, shkruan A2 CNN. Kandidatët dërguan kërkesat e tyre pas shpalljes së procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.
Njoftimi i Presidencës:
Njoftim Publik – Lista e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese
Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” e Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:
Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.
Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
Alaudin Malaj
Alban Toro
Alma Faskaj Vokopola
Arta Vorpsi
Brunilda Bara
Genci Gjonçaj
Jordan Daci
Lulzim Hamitaj
Naureda Llagami
