Dy shtetas kinezë janë arrestua nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në dy valixhe.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan dhe arrestuan në Rinas.

Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.