Vallja e ngjalës “dhe “Vallja dyshe Myzeqare”, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale. 

Pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjes këto dy valle arritën të marrin këtë status që i hap rrugën aplikimit për në UNESCO.

Dhënia e këtij statusi është bërë nga një grup punë në ministrinë e kulturës dhe turizmit, duke i bërë këto valle të përjetësuara në historinë e kulturës tradicionale shqiptare.

Nga dëshmitë e deritanishme  vallja e ngjalës dhe dyshja myzeqare janë krijime që lindën brenda një komuniteti dhe janë luajtur tradicionalisht nëpër festa të ndryshme.

Dy vallet, ajo e ngjalës dhe dyshja myzeqare, datojnë që nga periudha arbëreshe dhe ilire dhe për këtë qëllim mbeten një pasuri e vyer kombëtare.

Ato kanë rrënjë të qarta historike dhe janë transmetuar nga brezi në brez.

Top Channel