Themeluesi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i “Nisma Thurje”, Napolon Laska me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vijuar me akuzat për vjedhje ndaj kreut të kësaj nisme Endri Shabanit. Laska shkruan se e fton publikisht Shabanin të bëjë transaprencën e 250 mijë eurove të KQZ si edhe transparencën e firmave të falsifikuara në Gjykatë. Ai shton se habitet se si njeri i cili ka vjedhur një parti për të grabitur më pas fondet publike të KQZ nëpërmjet saj, flet gjithë kohës për moral dhe mbajtje fjale.

POSTIMI

Ndoqa me vëmendje daljen e parë publike të Endri Shabanit mbas valles së dajos. Më habiti që një njeri i cili ka vjedhur një parti për të grabitur më pas fondet publike të KQZ nëpërmjet saj, fliste gjithë kohës për moral dhe mbajtje fjale. Mu duk si prostitutë që predikon në kishë

E ftoj publikisht të bëjë transaprencën e 250 mijë eurove të KQZ si edhe transparencën e firmave të falsifikuara në Gjykatë. Le të rrëfehet njëherë, pastaj ndoshta ia dëgjojmë edhe predikimin…