Valter Bami ka thyer masën e arrestit shtëpiak, teksa është kapur nga policia në një makinë ku ishte pasagjer.
Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës ka ndaluar një mjet tip Audi i drejtuar nga një shtetase dhe pasagjer ishte Valter Bami.
Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.
Pas identifikimit të plotë nga Punonjësi i policisë rrugore të elbasanit, ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bami.
Valter Bami, i cili është vëllai i Durim Bamit, akuzohet si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra