Në studion e Top Story, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh kundër lëvizjeve në qeverinë “Rama 4” në disa ministri, që u njoftuan mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Sipas analistit, lëvizjet e kryeministrit Rama nuk treguan vullnet të fortë, por dobësi politike. Për lëvizjen e Ballukut, Vangjeli tha “pati dy sozi të saj dhe një efekt anësor, largimi i zonjës Spiropali”.

“Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në mbrëmje, duhet të shohim paraditen. Distanca e madhe mes fjalimit dhe veprimeve. Duke hequr disa kapërcime logjike, fjalimi që dëgjuan sot ministrat ishte i shkëlqyer, por me tre kushte: nëse do ta kishte mbajtur Komisioneri për Zgjerimin, nëse do ta mbante një kryeministër në muajin e pestë në mandatin e parë. Ose Rama pesë vite më parë.

Sot ky fjalim ishte i papërshtatshëm. Veprimi i bërë në darkë, largimi i gati gjysmës së qeverisë pas 5 muajsh në detyrë, tregon një problem që vetë Rama nuk e rrëfeu. Kjo është në vijim të traditës sonë të ngulitur që merremi me pasojën, jo me shkakun. Në gjykimin tim nuk tregoi vullnetin e fortë të Ramës, por dobësinë e tij si kryeministër.

Nëse doni të shohim parimin mbi të cilin është bërë qeverisja, ka të bëjë zbritja me parashutë e zonjës Balluku. Por gjithsesi, çfarë është lart do bjerë posht,  pati dy sozi të saj dhe një efekt anësor, largimi i zonjës Spiropali” – u shpreh Vangjeli.

Top Channel