E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në fokus të takimit të tyre ka qenë lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për vizitën e Dumanit në Uashington, me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.