Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili është ankuar për mungesën e infrastrukturës rrugore në kryeqytet. Në një prononcim për mediat, Vasili thekson se Rruga “Sami Frashëri”, nga Sheshi Wilson drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet i Bashkisë, pasi është lënë pas dore, ndonëse është një nga akset që përdoret më dendur.
“Rruga “Sami Frashëri” në Njësinë Nr. 5 është trajtuar në mënyrë gjysmake. Kjo rrugë, nga sheshi “Wilson” tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet, pasi është lënë pas dore gjysma e kësaj rruge që përdoret më dendur. Trotuaret e këtij aksi janë në gjendje të keqe. Vendimet e Bashkisë janë joracionale dhe të pastudiuara. Si banor i vjetër e deputet pres një reagim serioz. Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”, theksoi Vasili.
2 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)