Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zonën e Tërbuqit në Gjirokastër, ndërsa përhapja e tij vijon në drejtim të Labovë së Madhe dhe Labovës së Vogël.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qënë djegia e një automjeti. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke e nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Deri më tani nuk raportohen dëme në njerez, ndërsa vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.
