Një vatër zjarri është regjistruar pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe bizneset e zonës.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe duke parandaluar përhapjen e tyre në ambientet përreth.

Si pasojë e tymit të dendur, një i moshuar ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në një hapësirë ku ishin grumbulluar kuti kartoni, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.