Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, në bashkinë Vlorë.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, duke krijuar rrezik për përhapje në zonat e banuara dhe tokat përreth.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes të shtuar, sidomos në kushte të thata dhe me erë, që favorizojnë përhapjen e zjarreve në natyrë. Hetimet paraprake do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit.