Një vatër zjarri ka rënë edhe në Fushë-Arrëz në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë, pasi janë favorizuar nga erërat e forta. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri.
Gjithashtu, Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri dhe u bën apel banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve.



