Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në malin e Manatisë, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, situata shfaqet kritike, ndërsa flakët janë përhapur në anën jugore të malit në drejtim të banesave të fshatit.

Për shuarjen e vatrës së zjarrit janë angazhuar në terren forcat zjarrfikëse së bashku me efektivët e ushtrisë, të cilët janë pozicionuar pranë banesave. Sakaq po vijojnë edhe ndërhyrjet nga ajri, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakave në tërrenin me shkurre dhe bimësi.