Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Piraj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë, duke vënë në rrezik banesat dhe Kishën e fshatit.

Forcat e shërbimit zjarrfikëse dhe strukturat e tjera janë angazhuar në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa nga ajri po ndërhyet me një helikopter, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse po monitorojnë situatën në terren për shkak të rrezikut të riaktivizimit të vatrave të zjarrit në to.