largea_makine1416736638Një automjet me tre persona brenda thuhet se ka rënë në humnerë në rrugën e Komanit, në Vaun e Dejës.


Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 09 :15 në aksin rrugor Shkodër-Koman në vendin e quajtur Qafa e Komanit ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Landrover’, me targa AA 126 KR dhe ka rënë nga një lartësi 20 metra me drejtues shtetasi Z.L, 22 vjeç, banues në Shkodër.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.


Drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore.


Veprimet po kryhen me grup hetimor paraprakisht shkaku i aksidentit dyshohet drejtimi i parregullt i mjetit.


23 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)