Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë. Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

Sipas pedagoges Ermira Jashiku, Dr. e gjeografisë fizike dhe mjedisore, rajoni i Korçës është pjesë e një zone me aktivitet sizmik të njohur, ku lëkundje të tilla nuk janë të rralla. Ajo shpjegon se kjo zonë ndodhet mbi struktura tektonike aktive dhe se tërmete mund të ndodhin herë pas here.