Vijon të jetë problematike situata me zjarrin që ka përfshirë këtë mbrëmje tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë.
Ndërsa dhjetëra forca zjarrfikësve luftojnë me flakët për të vënë nën kontroll zjarrin, pronarët e bizneseve që ndodhen brenda tregut por nuk janë përfshirë nga flakët, me frikën se zjarri afrohet, kanë nisur të nxjerrin mallrat nga dyqanet për t’i shpëtuar.
Ndërkohë është kërkuar ndihë edhe nga zjarrfikëset në Elbasan, Vorë, si dhe nga Ushtria.



