Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e tij, Albin Kurti, në Pallatin e Brigadave në fillim të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”. Pas një shtrëngimi duarsh mes dy liderëve, nuk kanë munguar pyetjet e gazetarëve lidhur me marrëdhënien mes tyre.
Në përgjigje të interesit të gazetarëve për marrëdhënien me Kurtin, Rama ka ofruar një përgjigje të shkurtër dhe me humor: “A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje, nuk vazhdon telenovela”, duke aluduar për një marrëdhënie të ndërlikuar, por pa dhënë shumë detaje.
Përmes këtij komentimi, Rama ka ironizuar dhe ka theksuar se diskutimet dhe marrëdhëniet e tilla janë të natyrshme për politikanët, pa u fokusuar në ndonjë problem të veçantë. Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se për të, marrëdhëniet politike mes tij dhe Kurtit janë pjesë e një dinamike të zakonshme politike.
