Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një filial të Postës Shqiptare.
Sipas policisë, pas tentativës së dështuar, autori nuk është tërhequr por ka tentuar sërish të kryejë grabitje. Ai ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një market, duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti. Pas kësaj zënke, ai është larguar pa marrë shumën e parave. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, me qëllim kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.




