
Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku 4 turistë rusë u gjetën të vdekur brenda saunës. Paraprakisht mësohet se turistët në dhomën e tyre kishin konsumuar birra, por nuk hiqet dyshimi edhe për lëndë narkotike.
Burime për gazetën Shqip thonë 4 turistët rus kaluar në overdozë droge, hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe sasinë e saj. Tanimë trupat e tyre janë dërguar në morg ku edhe do t’u kryhet ekspertiza mjeko-ligjore , e cila do të përcaktojë edhe versionin final.
Njoftimi i policisë:
Në Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rus, E.B, 31 vjeçe, N.B, 58 vjeçe, N.B, 37 vjeç dhe S. B, 60 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.