Sot është përcjellë për në banesën e fundit 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në pjesën e kraharorit, teksa ishte duke luajtur ndeshje futbolli në një kalçeto të Vlorës.
Detjon Pashaj, mjeku i urgjencës, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Mikel Marsi, ka rrëfyer momentin kur 42-vjeçari, Besfort Runaj, ka mbërritur ne urgjencë, por fatkeqësisht pa shenja jete.
“Kam qenë unë mjek roje. Fatkeqësisht pacienti erdhi pa shenja jete, pa puls. Në momentin që pacienti vjen pa shenja jete është e pamundur. Nuk kemi informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur, ndaj theksoj se të gjitha grup moshat të diagnostikohen. Qofte edhe një vizitë te mjeku i familjes, apo konsulta te kardiologu.”, u shpreh mjeku i urgjencës./ TCH
