Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e mjekëve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Dy mjekët janë shpallur fajtorë për “mjekim të pakujdesshëm” lidhur me rastin e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, e cila humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë arsyeton se gjatë trajtimit të pacientes nuk janë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke vlerësuar se kjo lidhet me pasojat që çuan në humbjen e jetës së saj.
Me vendimin e fundit, vendimi i dhënë nga Apeli mbetet në fuqi.
