Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Prokuroria kërkon:
9 muaj burg për gjinekologun Petrit Rexhepi, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, të pezullohet dënimi dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
Gjithashtu, të pezullohet licenca e tij për 5 vite, duke mos ushtruar profesionin e mjekut.
1 vit burg për reanimatoren Elona Burba, si dhe pezullim licence për 5 vite.
Në 10 nëntor pritet seanca e radhës, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes.
Pas më shumë se 10 vitesh pritjeje, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar të drejtësisë.
