Ipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos mëngjesin e sotëm.

Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas Janullatos”, shkruan imzot Arjan Dodaj.

Ai falenderoi Kryepeshkopin për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar.

“Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas #Janullatos! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti së bashku me Nënën e Tën Zot Thetokos e me shenjtërit dhe engjejt! Faleminderit për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar RIP”, thuhet në mesazhin e imzot Dodaj.