Ka reaguar publikisht pasditen e sotme drejtori i Spitalit të Shkodrës, lidhur me ngjarejn e rëndë ku një 3 vjeçar ka ndërruar jetë, kurse motra e tij 7-vjeçare është në gjeëndje kritike për jetën në QSUT.
Drejtori i Spitalit të Shkodrës ka thënë që ka qënë vetë babai i tre vjeçarit, i cili ka firmosur në kartelë për të dalë nga spitali, e për tu rikthyer kështu një ditë më pas në gjendje të rëndë shëndetësore, thuajse pa shenja jete.
“Të premten në orën 16:40 në pediatri është paraqitur vogëlushi me shenja e të vjellave. Ai është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Familjarëve i është propozuar pas dy orësh të qëndrojnë në spital për të vijuar trajtimin.
Pas sqarimeve me familjarët, i ati vendosi për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin dhe këshillën e mjekes. Babai ka vendosur firmën në kartelë. Të shtunën në mëngjes ka ardhur në gjendje të rënduar në pediatri, pacienti 3-vjeçar, pothuajse pa shenja jete, me puls shumë të ulët. Në atë moment kanë qenë mjekët që janë munduar që të bëjnë reanimimin e fëmijës.
Për treçerek ore kanë vazhduar çdo procedurë të dhënies së ndihmës së shpejtë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra 8-vjeçare me të vjella. Më pas është vendosur menjëherë zhvendosja e saj në terapi intensive”, tha ai.
