Mëngjesin e 12 dhjetorit, në segmentin e 26-të të autostradës Ibrahim Rugova, në një aksident humbën jetën dy shtetase të Shqipërisë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të ditura, porse në pikën ku devijohet rruga janë përplasur një kamion me targa të Kosovës dhe vetura me targat e Shqipërisë. Shmangia e rrugës në segmentin Prizren Suharekë në autostradë është bërë për shkak të shembjes së dheut.

Për më shumë se një vit, Ministria e Infrastrukturës si përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës nuk ka intervenuar për të larguar dheun. Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke vazhduar hetimet mbi aksidentit, derisa kryeprokurori, Petrit Kryeziu tha për Top Channel se në këtë fazë nuk mund të flasë për të dyshuar konkretë, por njoftoi se po hetohet edhe në drejtim të mirëmbajtjes rrugore dhe shënjëzimit. “Jemi duke hetuar edhe ne drejtim te mirëmbajtjes dhe vendosjes se shenjezimit, mirëpo është faze e hershme për t’u prononcuar me saktësi për faktin se na duhen ekspertiza nga fushat përkatëse”, tha ai. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, gjatë së hënës, nuk janë përgjigjur në pyetjet se pse nuk është intervenuar për largimin e dheut e po ashtu në vendosjen e shënjëzimit të duhur, pas një ditë pas, më 13 dhjetor, në po të njëjtin vend ndodhi një aksident tjetër.

Megjithatë, të hënën, në vendin e ngjarjes dhe përgjatë këtij segmenti të autostradës kishe më shumë shënjëzim.

Ekspertët e sigurisë ngrenë shqetësime për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Në Kosovë, nga fillimi i vitit e deri në muajin nëntor, si pasojë e aksidenteve humbën jetën 101 persona.

Top Channel