Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Ciflig.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 16-vjeçar, i identifikuar si Rei Sherifi.

Po ashtu, një person tjetër ka mbetur i plagosur, e nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. D

eri më tani nuk dihen rrethanat apo shkaqet e aksidentit.