Një aksident i rëndë detar është regjistruar në ujërat e Sarandës, ku një skaf është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësive dhe dinamikës së përplasjes. Si pasoje e perplasjes ka nderruar jete 20 vjecari Albjano Kreçi.
