Një 73-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari, banues në Greqi , sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit , dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.