Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Qeparos ku një grua ka humbur jetën. Sipas policisë dyshohet se 69-vjeçarja ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak,” shkruhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.