Një 31-vjeçar ka humbur jetë në një aksident të rëndë automobilistik në Suk të Roskovecit Fier, ku një makinë ka përplasur një motor. 


31-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë nga plagët e marra.


Policia njofton se “rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.”


Mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.