Katedralja-Rreshen_imagelargeKa ndërruar jetë pas një infarkti në zemër, prifti 72-vjeçar i dioqezës së Rrëshenit, Vittorio Piubellini. Ai është ndjerë keq gjatë kohës së që ishte duke dhënë meshën në kishë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës  09:00 dhe prifti është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit. Mjekjet bënë të pamundurën që ta mbajnë në jetë por nuk ai dolën që ta shpëtojnë. I ndjeri vuante edhe nga disa probleme të tjera shëndetësore,si diabeti i zhvilluar apo ftohje të hershme, çka kanë stimuluar edhe më shumë në arrestin e fortë kardiak.


PadreVittorio, shërbeu në Mirditë në disa famulli si Reps, Ndërfushas, Kaçinarë, Malaj etj. Ai kishte ardhur nga Milano (Itali) që prej vitit 2005. Gjithashtu  ipeshkvi i kishës së Rrëshenit Cristof Palmieri, është ndjerë keq dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital


4 janar 2015 (gazeta-Shqip.com)